Seria A, Milan, Inter e Juventus nisin me fitore 2010. Roma barazon me Kaljarin

Milani e ka nisur ne menyren me te mire 2010-en, duke fituar paster 5-2 kunder Genoa ne ndeshjen e pare te Serise A per kete vit. Skuadra e drejtuar nga Leonardo dominoi ne fushen e lojes duke marre tri pike te rendesishme ne debutimin e David Beckham me kuqezinjte. Milani kishte mundesine me te mire te kalonte ne avantazh ne minuten e 14-te, por Ronaldinjo do te gabonte nga pika e 11-metershit te fituar nga Ambrozini. Ky gabim do t’i kushtonte kuqezinjve, pasi Genoa do te kalonte ne epersi ne minuten e 25-te me Skulin.
Gjithsesi, festa e miqve do te zgjaste vetem 7 minuta, pasi Ambrozini do
te fitonte nje tjeter 11-mtersh, qe kete here do te kthehej ne gol nga
Ronaldinjo. Milani do te mbyllte pjesen e pare ne avantazh, pasi ne
minuten e 38-te, Tiago Silva do te realizonte edhe golin e trete per
formacionin e Leonardos. Me rikthimin ne fushe per pjesen e dyte,
Borrielo do te trefishonte rezultanin ne minuten e 48-te, perpara se te
shenonte dhe golin e katert per skuadren e tij. Ekzekutim spektakolar i
sulmuesit, qe me pas do te linte fushen e lojes per Huntelar. Edhe
hollandezi do te shenonte emrin ne listen e golashenueseve, pasi ne
minuten e 74-rt do te realizonte nga pika e 11-metershit e fituar nga
Ronaldinjo.
Genoa do ta mbyllte ndeshjen me nje gol, te Suazos, qe vlen vetem per
statistika. Me kete fitore Milan ka ruajtur diferencen me kryesuesit e
Interit, qe ne ndeshjen e hapjes se kesaj jave te Serise A fitoi 0-1 ne
fushen e Kievos. Nje gol i Balotelit ne minuten e 12-te do t’i jepte
fitoren skuadres se Mourinhos, qe vazhdon te qendroje ne vendin e pare
te renditjes.
Edhe Juventus eshte kthyer te fitorja duke mundur 2-1 Parmen dhe ne te
njejten kohe ka qetesuar disi situaten e trajnerit Ciro Ferrara ne
pankine. Saliahamixhic do te kalonte shume shpejt bardhezinjte ne
avantazh ne minuten e 3-te, por vendasit do te barazonin ne minuten e
25-te me Amoruzon. Gjithsesi, Juventus do te siguronte fitoren ne fundin
e pjeses se pare, fale nje autogoli te Kastelinit.
Roma do te shperdoronte rastin me te mire per te marre tri pike ne
fushen e Kaljarit, duke barazuar vetem ne kohen shtese me rezultatin
2-2. Verdhekuqte do te shenonin dy here te paret me Pizarron dhe
Perroten, por nuk do te mundnin te merrnin tri pike ne debutimin e Luka
Tonit, pasi vendasit do te shenonin golin e pare ne minuten e 90-te me
Kontin dhe dy minuta me pas Lopez do te vuloste perfundimisht shifrat e
ketij takimi. Pas javes se 18-te te Serise A, Inter kryeson renditjen me
42 pike, 8 me shume se Milani i vendit te dyte, por kuqezinjte kane nje
ndeshje me pak.
Nertan Prifti