Vieira do te shkoje tek Manchester City

Mesfushori francez i Interit, Patrick Vieira ka pohuar ne nje interviste ne “Canal+” se do te shkoje tek Manchester City.
“Dua te shkoj ne boteror dhe kam nevoje per te luajtur”, ka shpjeguar Vieira, i cili kohet e fundit nuk eshte thirrur me nga Raymond Domenech. Ne kete sezon ka luajtur 12 ndeshje ne kampionat (shtate si titullar me nje gol aktiv) dhe 2 ne Champions League, per nje total prej 702 minutash loje.