Essien mendon vetëm për Chelsean

Michael Essien është duke menduar vetëm për të qëndruar te Chelsea, pas spekulimeve se ai do të përfshihet në marrëveshjen e shkëmbimit me holandezin Wesley Sneijder.
“Unë mezi e pres sezonin e ardhshëm, unë dua ta fitoj titullin dhe Ligën e Kampionëve me Chelsean”.
“Kështu, unë dua të luaj për Chelsean sezonin e ardhshëm dhe pos të tjerash nuk kam dëgjuar se po më kërkon Interi”, tha ganezi.