E Diel, 1 Nëntor 2026

Estoni, Meta merr pjesë në Ministerialit e NATO-s

Në Talin, Estoni, nisi dje takimi jozyrtar i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, ku merr pjesë edhe zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Ilir Meta. Ndër temat kryesore që do të diskutohen gjatë Ministerialit janë Operacioni ISAF i drejtuar nga NATO në Afganistan, Koncepti i ri Strategjik i NATO-s, çështjet bërthamore, mbrojtja raketore, reforma e NATO-s dhe zgjerimi i mëtejshëm i Aleancës. Zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, do të marrë pjesë gjithashtu edhe në konferencën e nivelit të lartë Lennart Meri, si dhe do të zhvillojë takime dypalëshe me homologët e vendeve anëtare të NATO-s, të Australisë dhe Zelandës së Re.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›