E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Abramov: Nxitje investimeve ruse

Qeveria shqiptare nxit investitorët rusë, për të eksploruar potencialet që ofron Shqipëria. Kryeministri Sali Berisha priti dje ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Federatës Ruse në Shqipëri, me rastin e marrjes së detyrës, Leonid Grigorievich Abramov. Në takim u ripohua niveli i mirë i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi i suksesshëm në fusha të ndryshme, si në fushën e arsimit dhe u ritheksua vendosmëria e dy qeverive për të intensifikuar dialogun dhe kontaktet politike midis dy vendeve. Kryeministri Berisha dhe ambasadori rus, Abramov, ripohuan vendosmërinë e të dyja qeverive për të zgjeruar shkëmbimet ekonomiko-tregtare e kulturore, në veçanti nxitjen e investimeve ruse, për të eksploruar potencialet që ofron Shqipëria në shumë fusha si ajo e prodhimit dhe infrastrukturave të rëndësishme të energjisë, në fushën e bujqësisë, turizmit etj., në dobi të interesit më të mirë të të dyja vendeve dhe popujve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›