Estoni-Shqipëri, barazim i “bardhë” për kuqezinjtë
90 minuta pa emocione dhe me pak raste për shënim nga të dy ekipet në fushën e lojës, të ndikuara ndoshta edhe nga temperaturat e ulëta dhe terreni jo fort i përshtatshëm.
Për t’u shënuar është goditja e shtyllës nga ana e vendasve në minutën e 85-të dhe gjithashtu një gol i anulluar po për Estoninë, pasi gjyqtari lituanez e gjykoi si të parregullt ndërhyrjen e lojtarit balltik ndaj portierit Hidi. Në minutën e 87-të, vendasit mbetën me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Pirrojas.
Nga ana e tyre, kuqezinjtë u përpoqën t’u imponoheshin vendasve në lojë, por nuk ishin të saktë në veprimet në kufijtë e zonës. Kështu, përfundon në barazim prova e parë e Shqipërisë për sezonin e ri futbollistik, në prag të përgatitjeve për eliminatoret e Euro 2012.