Prifti: Qeveria nuk importon energji elektrike
"Për hir të transparencës me opozitën, sqarojmë se që pas privatizimit të OSSH nga kompania çeke CEZ, Qeveria shqiptare nuk ka detyrë dhe përgjegjësi për të siguruar importin e nevojshëm për OSSH. Me marrëveshjen e privatizimit kjo përgjegjësi dhe detyrë i ka kaluar operatorit privat OSSH. OSSH private ka detyrim të blejë energji për të mbuluar gjithë humbjet e sistemit të shpërndarjes. Kjo përgjegjësi shkon në blerjen e deri 2.5 miliard kv/ore në vit”, theksoi Prifti gjatë konferencës për shtyp të shtunën.
Sipas tij, Shqipëria nuk ka pasur nevojë dhe nuk ka blerë më shumë se 2.5 miliard kv/orë në vit, ndërsa ka theksuar se tashmë importin e energjisë nuk e bën qeveria por OSSH-ja. “Për ata që shpifjen e kanë kthyer në profesion, po informoj se dhe më parë importi energjisë elektrike është bërë me tendër të hapur ndërkombetar ku kanë marrë pjesë mbi 25 kompani nga gjithë Evropa”, tha më tej ministri Prifti.
Ai ka shpjegur tenderat e zhvilliuar muajt e fundit nga kompania OSSH ka nxjerrë fituese disa kompani, si EFT, GEN-I, RUDNAP, CEZ, etj dhe kjo tha Prifti është bërë për të garantuar furnizimin me energj, duke eliminuar duke eliminuar varesinë nga kompani të veçanta.
“Qeveria me privatizimin e OSSH ka pasur qëllim të heq prej vetes detyrën e importit të energjisë elektrike dhe e realizoj me sukses këtë qellim. Jo vetëm që nuk vazhdojmë të japim nga buxheti shtetit rreth 60 milion euro në vit për blerjen e energjisë, por tani blerjen që kushton rreth 100 milion euro në vit e bën kompania private OSSH, mbi të cilën qeveria nuk ka asnjë ndikim”, tha më tej Prifti. Ai përfundoi se METE është e hapur dhe transparente për çdo informacion që do të kërkohet.