Shqipëri, hapen zgjedhjet e pjesshme në 5 njësi vendore
Votimet janë hapur sot në njësinë bashkiake numër 10 në Tiranë, Bashkinë e Klosit në Burrel, komunën Otllak në Berat, bashkinë Fushë Arrëz, dhe në komunën Fierzë.
Deri më tani njoftohet se zgjedhjet po shkojnë përgjithësisht të qeta dhe pa asnjë problem. Në këto qendra votimi kanë të drejtën e votës rreth 45 mijë zgjedhës, ndërsa janë hapur 65 qendra votimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjev bëri të ditur dje se puna më e madhe do të jetë në Tiranë, ku do të ketë 26 qendra votimi dhe numrin më të madh të votuesve.
Zëdhënësi i KQZ-së Leonard Olli tha ështe hera e parë që kemi kaq pak parti që konkurojnë “Janë vetë tre subjekte politike. Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia e Punës së Shqipërisë e Riorganizuar e cila ka vetëm një kandidat në Otllak qarkun e Beratit”, u shpreh ai.
Partia Socialiste dhe partitë e tjera të opozitës i kanë bojkotuar këto zgjedhje, duke lënë në garë Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, parti bashkëqeverisëse. Kanidatët në njësinë 10 në Tiranë janë Blendi Fuga nga Partia Demokratike dhe Gjergj Thomai nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Në Fushë Arrëz përballë në garë janë Alfred Cafaj i PD-së dhe Dedë Gjergji i LSI-së.
Në Bashkinë e Klosit dhe në Burrel në garë janë kandidati I PD-së Ramazan Mjeshtri dhe Xhevdet Reci nga LSI-ja. Në komunën Otllak në Berat, kandidatë janë Muhamet Hoxha i PD-së, Nasif Naso i LSI-së dhe një kandidat nga Partia e Punës së Riorganizuar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpenzojë për këto votimet 7.5 milionë lekë të akorduar nga qeveria.