E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia mposht Sllovninë, por gjithçka mbetet e hapur

Me këtë fitore (edhe pse asgjë nuk ka përfunduar), trajneri hollandez i Rusisë, Gus Hidink, hedh një hap përpara drejt kualifikimit për në Botërorin e katërt radhazi (më parë me Hollandën, Korenë e Jugut dhe Australinë).

Rusët ishin mbizotërues gjatë gjithë takimit, duke shënuar dy herë me anë të Bilialetdinov në minutat 40’ e 52’ dhe gjithashtu shpërdoruan shumë raste të tjera për shënim. Në minutën e fundit të kohës së rregullt, sllovenët shkurtojnë diferencën me anë të Pecnik, një gol që i mban gjallë shpresat e ballkanasve për në ndeshjen e kthimit.

Të mërkurën në Maribor do të përcaktohet skuadra që do të fitojë “biletën” për në Afrikën e Jugut. Rusia kishte mundësi të mbyllte gjithçka që në ndeshjen e parë, por goli në minutën e fundit (dhe për pak barazimi) i sllovenëve, bëjnë që sfida e kthimit të jetë vendimtare.

Rusi 2 – 1 Slloveni (Bilialetdinov 40’,  52’ / Pecnik 90’)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›