Estoni, incident me armë në Ministrinë e Mbrojtjes

Të shtëna armësh janë dëgjuar ditën e sotme, brenda ambienteve të Ministrisë së Brendshme në Estoni.
Zëdhënësi Peeter Kuimet ka deklaruar se sot brenda ministrisë ka pasur një incident me armë zjarri, dhe policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Ndërsa, zëdhënësi i qeverisë Martin Jasko, ka deklaruar se të gjithë punonjësit janë evakuuar nga ndërtesa dhe policia po kontrollon zonën.
Mësohet se ministri Mart Laar në momentin e krismave të armëve nuk ndodhej brenda në ndërtesë.
Por, dyshohet se sulmuesi në ministri ka marrë pengje. Policia ka arritur të vërë në pranga personin e armatosur.