E Shtunë, 31 Tetor 2026

RISHM: Minatorët të rrezikuar, policia të ndërhyjë

Specialistët e Repartit tëInspektim- Shpëtimit të Minierave e cilësojnë si të rrezikshëm qëndrimin e 13 minatorëve në nivelin e 14-të të minierës së Bulqizës.

Në një konferencë për shtyp përfaqësuesi i RISHM-it ka theksuar se ndërprerja e punës nga minatorët grevistë të minierës ka shkaktuar shembje në nivelet 15 dhe 16-të të minierës dhe kjo përbën rrezik për 13-të minatorët grevistë ndërsa i ka bërë thirrje forcave të policisë të ndërhyjnë për të evakuuar minatorët nga galeria.

Më tej reparti inspektim-shpëtimit në miniera thekson se mosvënia në funksion e pompave për largimin e ujërave nga miniera përbën bllokim total të minierës duke krijuar shembje të punimeve minerare dhe shkatërrimin e pajisjeve të makinerive të instaluara në minierë.

Gjithashtu RISHM thekson se pas përfundimit të grevës së urisë specialistët e këtij reparti do të vlerësojnë dëmet në minierë duke nxjerrë edhe konkluzionet dhe vetëm pas rehabilitimit të plotë të saj, miniera do të nisë sërish punën.

Përfaqësuesi i RISHM-it, sqaroi gjithashtu se padia penale në ngarkim të drejtuesve të grevës së urisë, e depozituar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, është refuzuar nga kjo e fundit. Për pasojë, RISHM ka depozituar padinë penale në Prikurorinë e Qarkut Dibër, Peshkopi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›