Incidenti kufitar, Koreja e Jugut fajëson Korenë Veriore

Të dy Koretë, ajo Jugore dhe Veriore kanë fajësuar njëra-tjetrën për shtimin e ri të tensioneve përgjatë kufirit të tyre detar në Detin e Verdhë.
Zyrtarët e Koresë Jugore thanë se forcat e Koresë Veriore, dje kanë hedhur predha afër kufirit detar, dhe se forcat e K. Jugore janë përgjigjur në të njejtën mënyrë.
Por, Koreja Veriore sot ka hedhur poshtë versionin e Seulit, duke thënë se gjuajtet nga pala e Phenianit, ishin vetëm shpërthime në një terren ndërtimi.
Ndërsa Koreja Jugore e ka hedhur poshtë këtë version të Veriut. Departameti Amerikan i Shtetit ka kërkuar nga të dy palët që të lëvizin mëtutje, pasi incidenti tashti ka përfunduar dhe ka kërkuar nga Koreja Veriore, e udhëhequr nga komunistët, që të ndërmarrë hapa për vazhdimin e bisedimeve gjashtë palëshe për çarmatimin atomik të saj.