E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitou: Ndarja e Veriut të Kosovës, e padiskutueshme

Ambasadori francez në Kosovë, Fransoua Fitou ka përkrahur sërish aksionin e qeverisë së Kosovës në veri, duke thënë se nuk mund të ketë kthim prapa në situatën e para 25 korrikut.
 

“Ndarja e veriut të Kosovës as që diskutohet, mirëpo ajo çka ne këshillojmë është që t`i kthehemi edhe një herë zbatimit të Pakos së Ahtisarit, e cila jep mundësi të mëdha për decentralizim, dhe sa për mua është ndër dokumentet më fleksibile që ka Kosova, e përmes së cilës mund të gjejmë një zgjidhje për veriun e Kosovës”, u shpreh ai, për të shtuar se në Kosovë nuk do të përsëritet Bosnja e dytë, nuk do të ketë ndarje.
 

Fitou e cilësoi të rëndësishme zbatimin e Pakos së Ahtisarit, luftimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar, vendosjen e sundimit të ligjit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›