E Diel, 1 Nëntor 2026

Estoni vdes gjate nderhyrjes policore autori i sulmit me arme zjarri ne Ministrine e Mbrojtjes

Autori i goditjeve me armë zjarri në Ministrinë estoneze të Mbrojtjes, i cili mori peng dy persona, vdiq gjatë ndërhyrjes së policisë, njoftoi agjencia Delfi.

Sipas zëdhënësit të policisë së Talinit, Mihkel Loide, të cituar nga par Delfi, personi mendohet të ketë vrarë veten ndërsa dy pengjet janë shëndoshë e mirë.

Agjencia BNS njoftoi sot pasdite se disa goditje me armë zjarri dhe një shpërthim janë dëgjuar në ministri, duke cituar zëdhënësin e ministrisë Peeter Kuime dhe duke shtuar se ministri Mart Laar nuk ndodhej në zyrën e tij në ato momente.

Sipas zëdhënëses së policisë së Talinit, Aleksandra Solntseva, "njerëzit janë evakuar nga ndërtesa dhe policia vendosi një perimetër sigurie".
Një njësi e forcave speciale me 10 trupa hyri në ndërtesë me një robot çminues dhe goditje të tjera me armë zjarri u dëgjuan më tej.
Sipas një zyrtari të ministrisë të cituar nga Delfi, autori i të shtënave me armë zjarri mund të jetë një ish-anëtar i ushtrisë estoneze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›