Obama Ekonomia nuk po rritet me shpejtesi te mjaftueshme

Presidenti amerikan Barak Obama u ka thene punetoreve te nje fabrike te baterive ne Micigan se amerikanet duhet ti bejne trysni Kongresit te miratoj projekt ligje qe do te krijojne vende te reja pune.
Ai foli sot ne Hollande te Miciganit ne nje fabrike ku nje grant federal me vlere 3 milione dollare pritet te krijoje 150 vende te reja pune duke prodhuar disa bateri per makinat hibride dhe elektrike ne Micigan dhe shtetin fqinj Uiskonsin.
Zoti Obama tha se ekonomia nuk po rritet me shpejtesi te mjaftueshme. Ai tha se ishte i zhgenjyer me bllokaden e kongresit qe ai tha se kishte minuar besimin e publikut.
Presidenti i beri thirrje audiences te kontaktojne perfaqesuesit e tyre ne Kongres dhe tu kerkojne atyre te miratojne ligjin ekzistues mbi taksat fondet e ndertimit te rrugeve dhe autorizimin e marreveshjeve te tregtise se lire. Ai tha se ligjet e tilla do te ndihmojne punesimin e anetareve te sherbimit ushtarak te kthyer nga lufta.
Ai gjithashtu premtoi se do te krijoje lidhe tjera per krijimin e vendeve te reja te punes.
Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Jay Carney tha te enjten se presidenti Obama beson se eshte e rendesishme te bisedohet me amerikanet per ekonomine. Presidenti ka planifikuar nje udhetim me autobus neper shtetet perendimore dhe qendrore per javen e ardhshme.