E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, sulm për talentin XhakaMesfushori po bën bujë në Botërorin U-17 me Zvicrën. Nëna e lojtarit: “Na telefonuan nga Federata Shqiptare”

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) - Federata Shqiptare e Futbollit këmbëngul për të veshur me ngjyrat kuq e zi mesfushorin e talentuar shqiptar, Granit Xhaka, i cili aktualisht luan me përfaqësuesen zvicerane U-17, e që po bën bujë në Kampionatin Botëror të kësaj moshe që po zhvillohet në Nigeri. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zvicerane 20minuten.ch, që thekson faktin se njerëz nga FSHF-ja kanë kontaktuar direkt me familjen e shqiptarit. Zvicra eliminoi në çerekfinale Italinë (2-1) dhe një pjesë të konsiderueshme të suksesit e ka dhe Granit Xhaka. Zbulues nga e Europa i kanë hedhur sytë mbi talentin shqiptar të Bazelit. Nëna e Granit Xhakës rrëfeu për portalin zviceran: “Oara tri ditësh një përfaqësues i Federatës Shqiptare na telefonoi, duke na kërkuar të qëndronim në kontakt me federatën”. Misioni ishte i qartë. Granit Xhaka. Mesfushori i talentuar i Bazelit dhe titullar i padiskutueshëm i Zvicrës U-17, duhet në të ardhmen të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë. Sipas nënës së Granitit, Federata Shqiptare nuk i ka ofruar lekë në shkëmbim të pranimit të ftesës. “Paratë mua si nënë nuk më interesojnë”, - thotë nëna e Granitit. “Nëse djali im është shëndoshë dhe i lumtur, atëherë jam dhe unë”. Familja e futbollistit jeton prej 20 vjetësh në Zvicër dhe banon në Bazel. “Djali ynë ka lindur këtu dhe po shkon në shkollë po këtu. Graniti do të luajë edhe në të ardhmen për Zvicrën”. Me Zvicren luajne edhe dy shqiptarë te tjere,  Frederik Veseli dhe Pajtim Kasami.


TRE SHQIPTARWT E ZVICRES U-17

Granit Xhaka
Frederik Veseli
Pajtim Kasami


Numri i klikimeve - 406
  E Merkure, 11 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›