Kuzhe: Jemi gati per EstonineTrajneri i Kombetares shqiptare, Josip Kuzhe, flet para ndeshjes me Estonine

Rrjetet sociale:
Trajneri i Kombetares shqiptare, Josip Kuzhe, foli perpara ndeshjes me Estonine, miqesorja e trete nen drejtmin e kroatit. Ja intervista e tij e publikuar ne faqen zyrtare te FSHF-se, fshf.org
- Estonia, mund te quhet nje miqesore e zakonshme. Apo ka dicka qe e ben kete ndeshje me te vecante?
- Mendoj se eshte fillimi i pergatitjeve per edicionin e ri. Do te kemi gati nje vit kohe per t'u pergatitur dhe me kete grumbullim mund te them se keto pergatitje kane filluar. Ndeshja sigurisht qe eshte nje ballafaqim i rendesishem, si te gjitha ndeshjet qe luan kombetarja. Te vecante e ben pikerisht kjo, qe ne po fillojme pergatitjet per nje edicion te ri.
- Keni zhvilluar kater dite stervitje. Mund te jepni pershtypjet tuaja per gjendjen e skuadres?
- Mendoj se skuadra ka nje gjendje te mire. Kemi nje grup mjaft te mire futbollistesh te cilet i shoh te perkushtuar dhe te interesuar per te dhene maksimumin ne kete ndeshje.
- Keni grumbulluar 18 futbolliste. Ky eshte grupi me te cilin trajneri Kuzhe, pretendon qe te arrije me te miren ne eliminatoret e ardheshme?
- Jo kjo eshte nje pjese e rendesishme e grupit. Ka edhe futbolliste te tjere qe jane te demtuar apo kane probleme te tjera. Po keshtu, kemi evidentuar edhe te tjere futbolliste te rinj, qe s' eshte cudi qe te na bindin me shume ne te ardhmen. Ky eshte nje proces pune dhe te gjithe e kane te qarte se vetem perkushtimi dhe saktifica mund t'i ngjisin edhe me ne renditje.
- Per c' fare keni kembengulur me shume gjate ketij grumbullimi?
- Per t'iu spjeguar futbollisteve se kemi nisur nje rruge te gjate dhe te veshtire. Kam folur me ta ne grup dhe individualisht dhe mendoj se e kemi kuptuar mire njeri tjetrin. Ne jemi nje skuader do te funskionojme mire vetem kur te gjithe te japim maksimumin si ne fushe dhe jashte saj.
- Neser ne Talin, parashikohen temperatura te ulta, si gjate gjithe ketyre diteve. Do ta quanit te ftohtin nje armik?
- Normalisht po. Por sidomos ne dy stervitjet e fundit e kam pare skuadren te motivuar. Shpesh ndodh qe ne raste te tilla ekipi mobilizohet me shume. pastaj te mos e ekzagjerojme nuk eshte kaq keq sa mund te mendohet.
- Perpara do te jete vetem Salihi. Do te thote qe s'do te pretendojme shume ne sulm apo do te jemi te kujdesshem?
- S'kema qe do te perdorim do te jete elastike dhe mjaft sulmuese. Mjafton te them qe pas salihit me detyra te mirefillta sulmuese qendrojme Bakaj e Skela, ose qe ne te dy krahet veprojne Lika dhe Hyka, mendoj se skuadraeshte e organizuar mire per te goditur kundershtarin.
- Cili do te jete formacioni i plote me te cilin do te luaje Shqiperia neser?
- Ne veshtrimin e pare vendosja do te jete 1-4-1-4-1. Pra Hidi ne porte, nga e djathta ne te majte Dallku, Cana, Curri, Agolli, perpara tyre Duro, mesfusha nga djathta ne te majte do jete me Liken, Bakajn, Skelen dhe Hyken dhe sulm do te jete Salihi. Por brenda saj ka shume levizje dhe zhvendosje lojtaresh sipas situatave te krijuara.
NDESHJET ME ESTONINË
15.11.2003, miqësore
SHQIPËRI-ESTONI 2-0
Trajner Hans-Peter Brigel
Shënues: Aliaj 26’, Bushi 81’
28.04.2004, miqësore
ESTONI-SHQIPËRI 1-1
Trajner Hans-Peter Brigel
Shënues: Vikmae 80’/ Aliaj 51’
14.11.2009, miqësore
ESTONI-SHQIPËRI
Trajner Josip Kuzhe
(14.11, 15:00)
Numri i klikimeve - 1149
E Premte, 13 Nentor 2009