E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ethem Ruka: “Apel Berishës të reagojë, Topit të ndërhyjë”

Autori i Lajmit: Redaksia

Deputeti i Partisë Socialiste Ethem Ruka dje, gjatë fjalimit të tij në protestë, ka përsëritur thirrjen drejtuar kryeministrit Berisha “për ti kthyer përgjigje popullit të ngujuar përpara zyrës së tij. ”Ruka i është drejtuar edhe Kreut të Shtetit për tu angazhuar në zgjidhjen e ngërçit politik. “I bëj thirrje Berishës të dalë nga kulla ku është ngujuar dhe të reagojë përballë popullit të vet. I bëj thirrje Presidentit të angazhohet për të zgjidhur ngërçin politik dhe të mos i lërë ngjarjet të rrjedhin në mënyrë spontane”, - u shpreh Ruka. Ai theksoi se Berisha ka lëshuar të gjithë shpurën e tij kundër protestës së PS-së. “Unë i bëj apel Berishës të reagojë. I kërkoj Topit që të ndërhyjë në zgjidhjen e kësaj krize”,- theksoi ai.

Ky lajm është publikuar: 09/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›