E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ethet Hemoragjike ngjan me gripin, por eshte e rende”

Ethet hemorragjike, qe kane cuar ne sherbimin infektiv te QSUT-se 5 persona, nuk eshte nje semundje e rralle apo e rastesishme. Sipas mjekeve infeksioniste, kjo semundje eshte tipike per Kukesin dhe Hasin, te cilat cilesohen si zona endemike. Ne nje interviste per “Koha Jone” shefi i sherbimit Infektiv, Dhimiter Kraja tregon se transmetuesit e kesaj semundjeje jane rriqrat, te cilat e percjellin semundjen nga kafshet tek njeriu.

Profesor sa eshte numri i rasteve te prekur me ethet hemorragjike ne pavijonin tuaj dhe si paraqitet gjendja e tyre?
Aktualisht ne pavijonin tone jane te shtruar 5 pese paciente me ethe hemorragjike, nga te cilet nje person ka qene me rendese te konsiderueshme dhe eshte duke u trajtuar ne repartin e reanimacionit. Kurse 4 rastet e tjera qe jane ne gjendje me te mire jane te shtruar ne pavijon, madje nje prej tyre del nga spitali per shkak te gjendjes se mire qe ka.
Nga se shkaktohen keto ethe, kush eshte shkaktari i tyre?
Ethet hemoragjike jane karakteristike te zones se Kukesit dhe te Hasit. Jane semundje ngjitese, infektive te cilat merren me vektore, ose kepushe. Por ne raste te vecanta nepermjet gjakut duke kaluar nga njeriu tek njeriu ne raste te rralla por kjo eshte ne raste te rralla.
Dime qe pak dite me pare nje paciente humbi jeten ne spitalet e Kosoves, por kemi edhe raste te tjera te prekura. A kane lidhje njeri me tjetrin keto raste?
Keto raste kane lidhje me njeri-tjetrin per vete faktin se i perkasin te njejtes zone. Pra zona ku jane pyjet, bagetite. Eshte nje kompleks faktoresh biologjike dhe natyrore qe plotesojne ekosistemet te cilet krijojne kushte per zhvillimin ne periudha te caktuara te vitit , ne kushte te caktuara ku behet edhe shumimi i rriqrave dhe aktivizohet semundja. Ne qofte se njeriu bie ne kontakt me keto zona, kafshe dhe transmetues atehere rrezikshmeria eshte e madhe.
Cilat jane simptomat qe shfaqin personat e prekur?
Ethet hemorragjike eshte nje semundje e rrezikshme me shkaktar viral, pra eshte nje virus qe burimin e ka tek kafshet, dhe kalon tek njeriu nepermjet rriqnes, por edhe nga kontakti i ngushte mes njerezve. Ajo qe duhet theksuar eshte se, nese mungon trajtimi I semundjes mund te kemi edhe raste te vdekjeve. Pra duhet qe mjekimi dhe terapia te behet ne moment. Popullata ne zonat ku ka shperthime epidemike, duhet te jete e kujdesshme ne lidhje me kete semundje te dalloje shenjat e ketij infeksioni, qofte me parandalimin per transmetim por edhe me kurimin. Semundja fillon si nje situate virale e zakonshme me temperature, me dhimbje te kokes, muskujve dhe te syve por qe rendohet ndryshe nga gjendja e nje gripi te zakonshem duke u renduar nga dita e katert e peste kur ne presim te qetesohet. Fillojne te shfaqen hemorragjite e brendshme dhe ato te jashtme si gjak nga hunda, dhembet, vula ne lekure etj.
Semundja mund te rikthehet tek pacienti? Personat duhet te izolohen?
Eshte shume e rendesishme kapja e semundjes dhe kurimi i saj ne kohe. Nje nga nderhyrjet eshte izolimi, shtrimi i tyre I detyruar. Se fundmi me nje urdher te Ministrise se Shendetesise keta persona jane te detyruar te shtrohen ne pavijonin tone per te marre trajtimin e duhur. Per sa i perket rasteve ato i gjejme edhe ne rajon, per shembull Kosova ka me shume raste se ne, gjithashtu ka shperthime sporadike ne brezin tone ne Evropen Lindore. Semundja nuk rikthehet me tek personi qe eshte prekur nje here. Por, ajo qe une doja te theksoja eshte se banoret e ketyre zonave duhet te marrin masat dhe ti njohin ato. Shpesh here edhe me disa masa te thjeshta te parandalohet infeksioni duke u kujdesur per bagetite, te kene kujdes veterinar per te eliminuar kepushen tek shkaktari. Duke bere te mundur qe rriqna te mos kaloje tek njeriu, dhe te mos pickohet.
Si eshte situata, jemi ne nje epidemi?
Keto jane shperthime te vogla sporadike, epidemike. Ajo qe do te theksoja eshte se pikun e saj, semundja e ka ne periudhen maj-qershor dhe themi qe numri do te vije duke rene. Aktualisht kemi pasur mbi 20 raste te diagnostikuar apo te dyshuara.
Krahasuar me vite me pare, si eshte situata?
Ka vite qe kjo semundje eshte ne Shqiperi, nuk eshte se u shfaq per here te pare kete vit. Qe ne ’85 u identifikuan rastet e para. Ne Kukes, Has ne keto zona eshte nje ekip i mire mjekesh qe nga ana klinike eshte mjeku Mark Nufi i cili i kap keto semundje dhe i kuron. Ne QSUT vijne vetem rastet e renda.
Profesor, a do te ishte me mire qe keto zona te dezinfektoheshin qe te mos kete shperthime te tilla?
Keto jane ide shume te mira, por jo gjithcka ne bote e zgjidhshme. Eshte kerkuar edhe vaksinimi por ende nuk eshte gjetur nje zgjidhje. Ajo qe ne do te keshillonin per banoret e ketyre zonave eshte qe te marrin masa tek veterineret per te kontrolluar bagetite ne menyre qe te mos kete perhapje te semundjes. S. Isaku
Simptomat e semundjes
Nis si nje grip i zakonshem
Ka temperature
Dhimbje te kokes
Dhimbje te syve
Dhimbje te muskujve
Pas dites se katert situata perkeqesohet
Nisin hemorragjite ne hunde dhe dhembe
Shfaqen hemorragji te brendshme
Shfaqen njolla nen lekure

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›