E Diel, 1 Nëntor 2026

Sheshi "Nënë Tereza", nis puna për asfaltimin

Shumë shpejt të gjithë kryeqytetasin e në veçanti , drejtuesit e automjeteve , do ta kenë me të lehtë të qarkullojnë me automjetet e tyre në sheshin "Nënë Tereza". Bashkia e Tiranës, konkretisht ndërmarrja e mbikqyrjes së rrugëve, ka nisur punimet për të asfaltuar rrugën në sheshin "Skëndërbej". Punimet e para kanë nisur në zonën që ndodhet mes Akademisë së Arteve, Korpusit dhe Rektoratit, ku pasi të përfundojnë punimet për hapjen e asfaltit dhe pllakave të vjetra, kjo zonë do të shtrohet me asfalt dhe do të vendosen pllakat e reja. Burimet nga Bashkia e Tiranës , theksojnë se ky institucion ka filluar punimet në vazhdën e projekteve për rikonstruksionin e shesheve dhe rrugëve të kryeqytetit për t'i sjellë kështu qytetarëve të Tiranës, një cilësi më të mirë edhe në transport. Ndërkohë punimet kanë nisur në fundjavën qq lam pas , dhe do të rifillojnë shumë shpejt , pas përmirësimit të kushteve atmosferike. Sipas bashkisë së Tiranës këto punime mendohet të përfundojnë për rreth një jave. Nga ana tjetër, kushtet atmosferike, rreshjet e shiut kanë bërë që edhe punimet për rikonstruksionin e sheshit "Skënderbej", të ndërpriten për pak kohë, deri në momentin e rikthimit të motit pa shi, përjashtuar punimeve përpara Bankës së Shqipërisë të cilat kanë vazhduar dhe sot.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›