E Diel, 1 Nëntor 2026

Ethet hemoragjike, Vasili: Kemi raste sporadike por jo epidemi

Rastet me ethet hemoragjike në Shqipëri janë sporadike dhe jo në formë epidemie. Kështu është shprehur ministri i shëndetësisë Petrit Vasili në një prononcim për mediat pas mbledhjes së komisionit të ekpertëve të shëndetit publik.
 

Sipas Vasilit të gjitha rastet e paraqitura me ethet hemoragjike janë nën kontroll por shtoi se duhet të rritet vëmendja për këtë sëmundje në të gjithë strukturat e shëndetësisë.
 

Ai gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve të mos e neglizhojnë këtë sëmundje duke improvizuar mjekime por tu drejtohen mjekëve për të marrë edhe ndihmën mjekësore pasi kjo sëmundje ka nevojë për kurim special.

I pyetur në lidhje me sindromën e Nilit e cila ka prekur shumë vende fqinje, ministri i shëndetësisë Vasili theksoi se në vendin tonë kjo sëmundje nuk është transportuar nga jashtë.
 

“Nuk kemi sindromën e migrimit, prandaj duhet të rritet vëmendja. Duhet t`i kushtohet një vëmendje e veçantë sfondit natyror predispozues për të shfaqur këtë sëmundje” ka shtuar Vasili.

Vasili gjithashtu kërkoi nga pushteti vendor që të marrë masa për të parandaluar përhapjen e virusit të Nilit Perëndimor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›