E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea 40 milionë për Neymar, e kërkon edhe Nasrin

Nëse duhet besuar mediave në Angli atëherë Bossi i Chelseat Roman Abramovich, është duke parë shumë seriozisht që të transferojë talentin Brazilian të Santosit, Neymar.

Edhe pse vetë lojtari ka shprehur dëshirën që të luaj për Realin, Chelsea është duke përgatitur 40 milionë paund, që mund të shihet si fitore ndaj Realit për ta sjell talentin në “Stamford Bridge”.

Nga ana tjetër po sipas shkrimeve në Angli, Chelsea po ashtu do të transferojë një mesfushor por nuk është me çdo kusht Luka Modriç. Tani londinezët i kanë kthyer sytë ka mesfushori i Arsenalit, Nasri i cili pas Fabregasit po ashtu ka shprehur gatishmërinë për tu larguar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›