E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eti ekspozon në Prishtinë

Piktori Jetullah Haliti – Eti, i shpallur si ambasador i paqes dhe njëherësh anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve, do të hapë ekspozitë personale më 3 prill në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë.

Kjo ekspozitë mbahet në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, me 100 vepra artistike në pikturë, grafikë, skulpturë dhe foto artistike si dhe në kuadër të 4-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, i kushtohen 4 cikle nga piktura, skulptura, grafika dhe foto artistike. Cikli i parë i ekspozitës është: ‘Pëllumbat e paqes’ që bënë apel për paqe, harmoni, bashkëjetesë, dhe liri absolute.

Nga ky cikël do të ekspozohen pesë punime. Cikli i dytë ‘Skënderbeu’ në bronz si dhe buste të tjera në gurë, dru dhe materiale të tjera ku ekspozohen mese 50 punime. Cikli i tretë ‘Grafikët hije dritë në teknikën e monotipit’, në kuadër të këtij cikli ekspozohen edhe dy nëncikle, karbonizimit dhe stop krimit të organizuar me gjithsej 40 punime, dhe cikli i katërt ‘Foto artistike’ Lasgush Poradeci, Eti me Kodrën I dhe II dhe Lipsi I dhe II, gjithsej 5 foto. Totali i tërë punimeve që do të prezantohen në këtë ekspozitë është 100 vepra.

Kjo është ekspozita e 92-të e piktorit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›