E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Gishti’ i Bashës në Stockholm

Pas suksesit që arriti vitin e kaluar, drama ‘Gishti’ e dramaturges kosovare Doruntina Basha arrin një tjetër sukses. Kjo dramë është pranuar në Konferencën Ndërkombëtare të Dramaturgeve, që do të mbahet në Stockholm të Suedisë.

Drama ‘Gishti’ e dramaturges kosovare Doruntina Basha është pranuar në Konferencën Ndërkombëtare të Dramaturgeve (Women Playwrights International Conference), ku është përzgjedhur prej 605 dramave nga e gjithë bota që kanë qenë në konkurrencë.

Në këtë konferencë, e cila do të mbahet në Stockholm të Suedisë, prej datës 15 deri më 20 gusht të këtij viti, do të lexohet publikisht një skenë nga drama 'Gishti' dhe autorja do të marrë pjesë në një panel diskutimi për dramaturgjinë në Kosovë.

Ky nuk është suksesi i parë i kësaj drame, pasi që ajo më parë është shpërblyer me çmimin e parë në konkursin rajonal për dramën bashkëkohore të angazhuar më të mirë.

“Drama ime 'Gishti' (e shkruar në vitin 2011), në shtator të vitit të kaluar u shpërblye me vendin e parë në konkursin rajonal për dramën bashkëkohore të angazhuar më të mirë, ku në konkurrencë ishin mbi 120 drama nga Kosova, Serbia, Kroacia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Konkursi ishte i organizuar nga Fondi Heartefact (Beograd) dhe Qendra Multimedia (Prishtinë). Tash, 'Gishti' është pranuar në Konferencën Ndërkombëtare të Dramaturgeve (Women Playwrights International Conference) ku është përzgjedhur nga mesi i 605 dramave në konkurrencë, nga e gjithë bota”, tregoi Basha për Express.

(Shrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Express)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›