Një partiturë e panjohur e Mozartit luhet për herë të parë

"Kjo 'Allegro molto' për piano, një lloj sonate prej 84 masash dhe me një kohëzgjatje për disa minuta, u kompozua nga Mozarti rreth periudhës 1767-68, kur ai ishte 11 vjeç dhe u gjet në një fletore, që mbante datën 1780", deklaroi gjatë një konference shtypi muzikologia, Hildegard Herrmann-Schneider.
"Shkrimi i emrit, 'Del Signore Giovane Wolfgango Mozart', është shumë i saktë", tha Ulrich Leisinger, drejtor i Departamentit të kërkimeve të Fondacionit Mozarteum, që bindi ekspertët e Salzburgut se bëhej fjalë për një kompozim të gjeniut të ri, edhe pse shkrimi nuk është as i Mozartit, as i të atit të tij, Leopoldit, por është i një të afërmi.
"Ky emër njihet deri më tani si i përdorur vetëm nga i ati, kur ai shënonte emrin e të birit në partitura", theksoi Hildegard Herrmann-Schneider.
Pjesa u ekzekutua nga pianisti austriak, Florian Birsak, në pianoforten e Mozartit, që ndodhet në sallonin e kërcimit në shtëpinë familjare të kompozitorit.