Etno dhe Flamenco
Trioja muzikore që qëndron prapa këtij zhanri synon të promovojë kulturën kosovare përmes koncerteve dhe shfaqjeve në vend dhe jashtë tij. Grupi është formuar mbi idenë që të sjellë një lloj dhe stil të veçantë muzikor – dhe gjithsesi deficitar tek ne. Bëhet këtu fjalë për një përzierje të etnos, flamengos, rumbas, tangos dhe jazit.
Ndryshe, DVD’ja koncertale “Ethno&Flamenco” është realizuar nga Ertan Iliyaz (pianist i shkolluar, dhe perkusionit, i cili ka bërë studime instrumentiste në Stamboll), Agron Peni (kitarist i shkolluar për kitarë klasike, i cili ka bërë studime të muzikës flaminco) dhe Astrit Stafa (kitarist i diplomuar në drejtimin teorik të muzikë, i cili ka studiuar instrumentet me tela të zhanrit etno).
DVD’ja përmban vepra origjinale të kompozuara nga Agron Peni e Astrit Stafa, dhe përpunime të këngëve shqipe, së bashku me Ertan Iliyaz. Promovimi i DVD’s, gjegjësisht koncerti promovues i saj do të mbahet më 4 prill, në Hamam Jazz Bar në Prishtinë, me fillim nga ora 21.