I gëzohen festimit institucional
_558929.jpg)
Lëvizja qytetare Zgjohu ka përshëndetur vendimin Parlamentit të Maqedonisë për zyrtarizimin e shënimit institucional të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar, përmes manifestimeve që do të mbahen nën ombrellën e Këshillit Organizativ, pjesë e të cilit është edhe vetë Zgjohu.
Lëvizja Zgjohu përshëndet edhe vendimin e mëhershëm të Këshillit të Qytetit të Shkupit për riemërtimin e rrugëve të qytetit me 45 emra të rëndësishëm për shqiptarët në Maqedoni.
Si rrjedhojë, Lëvizja shprehu mirënjohjen e vetë për këshilltarët shqiptarë në Këshillin e Qytetit të Shkupit, për shkak se shumica e propozimeve të Lëvizjes Zgjohu – të dorëzuara para pesë vjetësh në Komunën Çair – “gjetën mbështetje dhe u realizuan”, thuhet në kumtesën e publikuar të mërkurën.
Kjo lëvizje qytetare po ashtu përgëzon faktorin shoqëror shqiptar për kontributin e dhënë për shënimin dinjitoz dhe institucional të vitit të shqiptarëve, derisa shpreh mirënjohje edhe për deputetët maqedonas që e përkrahën zyrtarizimin e festës së shqiptarëve.