E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eto: Duhet të mundim Xhenovan

“Unë shpresoj dhe besoj se pas ndeshjes së radhës distanca nga Milani do të jetë më e thellë se katër pikë. Por duhet të mundim Xhenovan dhe të shpresojmë te një dështim i Milanit në ndeshjen përballë Romës. Në këtë mënyrë mund të fitojmë pikë të tjera”, pohoi ish-sulmuesi i Barcelonës.

Dje në mbrëmje Kameruni i Etosë barazoi pa gola në miqësoren përballë Italisë në Monako dhe sulmuesi i Interit ka filluar të mendojë qysh tani për Kupën e Botës. “Kjo është hera e parë që Afrika pret një Kampionat Botëror. E di që do të jetë shumë e vështirë, por duhet të shpresojmë”, shtoi 29-vjeçari. Kameruni bën pjesë në grupin E, së bashku me Hollandën, Danimarkën dhe Japoninë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›