E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, gjendet edhe viktima e 4-ët e aksidentit

Trupi i gjetur i përket shoferit të fugonit që ra nga rruga, duke përfunduar në lumë. Bëhet fjalë për Ilir Soganin, i cili u gjet dje i pa jetë nga banorë të zonës, rreth 15 kilometra larg vendit të aksidentit, në zonën e quajtur Kodovjat.

Ngjarja ndodhi të shtunën e shkuar në vendin e quajtur Mollë-Gra-bollë, 45 km larg nga qyteti i Gramshit, kur një fugon me katër persona, ka dalë nga rrugë duke u rrokullisur qindra metra gjer sa ka rënë në lumin Devoll. Reshjet e shumta të shiut që kanë fryrë lumin në fjalë, e kanë vështirësuar tej mase gjetjen e trupave të personave të aksidentuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›