E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani nis sezonin e ri, Galliani: Synojmë podiumin

milanAlegri: Nuk duhet ta nisim sezonin si në 2012-ën
Ka qenë ditë e veçantë për disa klube në Itali dhe në veçanti për Milanin që është grumbulluar dhe ka nisur zyrtarisht sezonin e ri 2012-2013. Milanello ashtu si çdo verë ka mirëpritur lojtarët dhe drejtuesin kuqezinj ku prezent ka qenë edhe presidenti Berlusconi që ka drekuar së bashku me skuadrën e më pas është larguar.
Galliani
Konferencën e parë për shtyp për këtë sezon sigurisht që e ka hapur administrator i përgjithshëm Adriano Galliani. Duhet të kthejmë kokën pak për të parë sezonin e shkuar e më pas të flasim për objektivët e këtij sezoni. Nisëm një sezon të vështirë e më pas bëmë diçka ta jashtëzakonshme që na çoi në vendin e tretë. Jemi plotësisht të bindur se kemi një skuadër kompetitive dhe detyra kryesore fillimisht është të kalojmë fazën eliminatore të Champions. Më pas duhet të renditemi në tre më të mirat në Itali të ecim sa më shumë në Champions por të mos anashkalojmë edhe Kupën e Italisë që është objektivi ynë i tretë. Presidenti vazhdon të mbetet epiqendra e kësaj shoqërie dhe ju sigurojë se marrëdhëniet janë të shkëlqyera. I dha objektivat trajnerit dhe futbollistëve, qëndroi pranë skuadrës dhe drekoi me ne. Më pas Galliani foli për disa tema të ndryshme ku pranoi se është në tratativa me Santosin për Robinjon i dha mirëseardhjen dy futbollistëve të rinj Polit e Saponarës por pranoi edhe se shpenzimet e mëdha të PSG në Itali janë një gjë shumë e mirë për futbollin e këtij vendi.
Alegri
Radha më pas ka qenë e trajnerit Alegri që është shfaqur shumë entuziast për fillimin e këtij sezoni të tij të katërt në drejtimin e Milanit. Kemi vlerësuar tre sezonet e fundit dhe kemi punuar që të jemi gati për fazën eliminatore të Champions, që është edhe objektivi i parë sezonal. Ndryshimi në modul? Kjo skuadër di të luajë si me trekuartistë ashtu edhe me tre sulmues. Përpara do të sistemohemi hap pas hapi sipas atyre që do të zbresin në fushë. Duhet ta fillojmë këtë sezon nga aty ku e përfunduam, e dimë se do të jetë një kampionat shumë i vështirë me protagonistët e përhershëm, me Juventusin favorit, me Interin që do të luaj një ndeshje në javë dhe me Romën, Lacion dhe Napolin. Duhet të tregohemi shumë të zgjuar që të bëjmë një nisje më të mirë se ajo e sezonit të kaluar si në Champions ashtu edhe në kampionat. Është normale që të bëjmë diçka më shumë se vitin e shkuar dhe në vitin e shkuar më 2013 kemi humbur vetëm një takim. Kur arrin disa rezultate pozitive radhazi sigurisht që nuk është diçka e rastësishme por frut i një rritjeje të skuadrës. Nga aty duhet të nisim.

Goditja surprizë, Atletico Madrid blen David Villa
Atletico i Madridit zyrtarizoi blerjen e sulmuesit David Villa nga Barcelona gjatë pasdites së të hënës. Villa, i cili kishte shprehur dëshirën për t’u larguar pasi klubi bleu Neymar në repartin ofensiv, do të luajë në kryeqytetin spanjoll për tre vitet e ardhshme. Kampioni i botës dhe i Europës me Spanjën, David Villa, i bashkohet Atleticos për 5,1 milionë euro, që do të paguhen me këste, plus 50% të vlerës së një transferimi të ardhshëm. Tek Atletico, Villa do të ketë mundësinë që të luajë në Champions League në këtë sezon, por mbi të gjitha, do të rikthehet të jetë protagonist në një skuadër, me shpresën që të fitojë një ftesë për Botërorin e 2014-s. Përsa i përket futbollistit, ai do të përfitojë një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon në skuadrën e tij të re. I mbërritur nga Valencia në “Camp Nou” në 2010-n, Villa realizoi 119 ndeshje zyrtare me Barcelonën, duke shënuar 48 gola, nga të cilët 33 në kampionat e tetë në Champions League. Atij nuk do t’i duhet të presë gjatë për t’u përballur me tashmë ish-skuadrën e tij, pas Atletico e Barcelona do të përballen në një sfidë të dyfishtë në fund të gushtit, e vlefshme për Superkupën e Spanjës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›