E Diel, 1 Nëntor 2026

Gomez iu shkruan tifozëve të Bajern: Do të jeni gjithnjë në zemrën time

Zyrtare, Fiorentina bën goditjen e madhe, blen Mario Gomezin

gomez-2Dashuria mes Mario Gomez dhe Fiorentinës bëri që më në fund të lojtari të shkonte në Firence. Klubi vjollcë ia ka dalë të një goditje të madhe duke gjetur akordin me Bajern Mynih, dhe sezonin e ardhshëm Gomez do të luajë në Artemio Franki. 16 milion euro do paguajë Fiorentina për Gomez dhe 4 milionë të tjera bonus për tu derdhur në katër vitet e ardhshëm.
Marrëveshja
Siç ishte paralajmëruar deçiziv në arritjen e saj ishte vullneti i vetë futbollistit që pavarësisht ofertës së Napolit preferoi Firencen. Mario Gomez, që sezonin e fundit fitoi gjith#ka me fanellën e ekipit bavarez, firmosi një kontratë katër vjecare. Me blerjen e tij klubi vjollcë kompleton një sulm me tis ndërkombëtar bashkë me Joakin dhe Xhuzepe Rosin. Transferta e tij u zyrtarizua edhe nga Karl Hainz Rumenige që tha se klubi respektoi dëshirën e sulmuesit për tu larguar në Firence. “Ishte dëshira e Marios për tu bashkuar me Fiorentinën. Ne thjesht plotësuam dëshirën e tij. E falënderoj nga zemra për atë që ka dhënë për Bayern. I uroj sukses në Firence”, deklaroi Rumenige.
Lamtumira e Gomez
Ndërkohë vetë lojtari u ka shkruar një letër tifozëve të tij gjermanë në rrjetin e tij social. Erdhi koha të ndaj me ju lajmin që do të largohem nga skuadra, me një sy duke qarë e një duke qeshur. Por dua dhe njëherë tiu falenderoj shumë nga zemra për mbështetjen sensacionale nga ju dansa, si dhe natyrisht nga shokët e mi të skuadrës, punonjësit dhe të gjithë njerëzit tek Bayern. Ka qenë një kohe e mrekullueshme tek klubi më i mirë në botë. Jam shumë mirënjohës për këtë eksperiencë jete që kalova këto 4 vite këtu. Tani fillon një kapitull i ri për mua dhe jam i gëzuar për skuadrën time të re Fiorentinën, qytetin, vendin, gjuhën dhe kulturën. Dhe natyrisht dhe ushqimin e shijshëm. Do të vazhdoj të jem shumë i lidhur me Mynihun dhe këtë skuadër të madhe dhe i uroj skuadrës gjithë të mirat dhe shumë sukses. Jam i bindur që së bashku me këtë trajner të mrekullueshëm, ju do të vazhdoni të jeni skuadra më e mirë në botë për vitet që vijnë. Edhe njëherë shumë, shumë faleminderit, mbi të gjithë nga ju fansat. Juaji, Mario, shkruante Gomez në letrën e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›