EtoO ne Moske Do shperblej besimin qe me dhane

Samuel Eto'o ka mbërritur në Moskë pas transferimit të tij te skuadra e kampionatit rus Anzhi. Sulmuesi kamerunas u largua nga Interi, duke regjistruar një nga levizjet më të bujshme të kësaj merkatoje, ndërsa nga ky operacion ai është kthyer në futbollistin më të paguar në botë. Eto do të përfitojë 20.5 milionë euro në sezon, por ai ka hedhur poshtë zërat se pranoi ofertën e Anzhi vetëm për shifrat marramendëse.
"Jam këtu sepse më bindi projekti i klubit. Tani dua të shpërblej besimin që më është dhënë, duke shënuar sa më shumë gola për skuadrën time të re”, ka thënë Eto’o. Sulmuesi spikati në futbollin europian në moshë shumë të re kur luante te Reali i Madridit dhe më pas te Mallorca, përpara se të tranferohej te Barcelona ku u kthye në një prej lojtarëve të të mirë të botës.
Me skuadrën ‘blaugrana”, Eto’o fitoi 2 herë Ligën e Kampioneve, ndërsa këtë sukses e përsëriti me Inter në vitin 2009. Tani pas trasnferimit në kampionatin rus, te skuadra e Anzhi Eto’o do të gjejë lojtarë të tjerë të njohur si Roberto Carlos apo Yuri Zhirkov. Ndërkohë, klubi me pronar miliarderin Suleyman Kerimov kërkon të tranferojë të tjerë yje të futbollit europian, mes tyre edhe mbrojtësin Brazilian të Barcelonës, Dani Alves.
Nertan Prifti