E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superkupa e Europes sonte finalja Barcelona-Porto

Barcelona dhe Porto do të zbresin sot në mbrëmje në stadiumin “Luis II” të Monte Carlos finalen e Superkupës së Europës, një sfidë që do të përcaktojë dhe ‘mbretëreshën’ e re të futbollit në kontinentin e vjetër. Spanjollët mbajnë titullin e Ligës së Kampioneve dhe në të njëjtën kohë paraqiten si favoritë kryesorë në këtë përballje, ndërkohë që portugezët vijnë në këtë finale si fitues të Ligës së Europës dhe me dëshirën për të ndalur skuadrën më të mirë të viteve të fundit.

Guardiola nuk i beson parashikimeve, duke kërkuar vlerësim maksimal për kundërshtarët, ndërsa në finalen e mbrëmjes së sotme tekniku përballet me shumë probleme në qendër të mbrojtjes. Pyjol dhe Pique nuk janë të gatshëm për këtë sfidë, ndërsa Guardiola mund të mbështetet sërish te yjet e tij Lionel Messi, Xavi dhe Iniesta. Hapësira do të gjejnë edhe blerjet më të fundit Fabregas dhe Sanchez të cilët ende duhet të ingranohen me skemat e Gurdiolës në prag të sezonit të ri. Përballë Barcelonës është Porto, një nga skuadrat më të suksesshme të sezonit të fundit.

Portugezët fituar Ligën e Europës, titullin kampion dhe Kupën në vendin e tyre, por atëherë në stol ishte Villas Boas, i cili tani drejton Chelsea. Po ashtu, portugezët, duhet të bëjnë pa Falkao. Sulmuesi kolumbian, që ishte një nga protagonistët kryesorë në sukseset e Portos me 32 gola në sezonin e shkuar u tranferua te Atletiko e Madrdit. Gjithsesi, trajneri Vitor Pereira mund të mbështetet te sulmuesi brazilian Hulk, ndërsa përpara sfidës ka bërë të ditur se skuadra e tij do të zbresë në fushë për të fitur trofeun prestigjoz të futbollit europian.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›