Jep doreheqjen Kan kryeministri viktime e Fukushimes

Kryeministri i Japonisë Naoto Kan, njoftoi dorëheqjen pas pak më shumë se një viti në detyrë. Ai ka lënë edhe postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Japonisë, duke i dhënë fund kështu pozitës së tij në krye të qeverisë e duke hapur rrugën për pasardhësin e tij, i gjashti lider në pesë vjet. Kan u kritikua për mungesë lidershipi në përballjen me tërmetin dhe cunamin shkatërrimtar të 11 marsit dhe krizën bërthamore që e pasoi.
Dorëheqja e tij ishte e pritshme, pas një premtimi të dhënë në qershor për tu larguar nëse parlamenti miratonte tre ligje që lidhen me energjinë e rinovueshme dhe buxhetin. Dy nga këto ligje kaluan në parlament, dhe duket se kryeministri mbajti premtimin dnërsa njoftoi në një takim të partisë së tij, vendimin për dorëheqje. Drejtuesi i ri i partisë do të jetë edhe kryeministri i ardhshëm i Japonisë. Duke analizuar 15 muajt e tij në detyrë, Kan tha se kishte bërë çdo gjë të mundshme.
"Në rrethanat e vështira ku gjendesha, ndjej se kam bërë cdo gjë që duhet të bëja. Tashme, dëshiroj tju shoh të zgjidhni një person të respektueshëm si kryeministër të ardhshëm”.
Pasaardhësi i tij në krye të qeverisë ndeshet me sfida gjigande që komplikohen edhe nga jeni i fortë, i parë si kërcënim për eksportin. Gjithashtu, ai do të ketë detyrën e rimëkëmbjes pas shkatërrimeve të 11 marsit, përfundimin e krizës bërthamore, përcaktimin e një politike të re energjetike, si dhe kufizimin e një borxhi të madh publik, përballë kostos së stërmadhe të shërbimeve sociale për një popullsi në plakje.
Juli Prifti