Kaka gati te ribashkohet me Ancelotin te elsi
Largimi i Kakase nga Reali i Madridit duket me shume se nje ide. Pas demtimit ne gju mesfushori eshte detyruar te qendroje jashte fushave te lojes deri ne janar ndersa mungesa e tij duket se nuk e shqeteson Zhoze Murinjon. Ne fakt me Kakane te gatshem per te luajtur tekniku portugez do te kishte nje problem me shume ne Santiago Bernabeu pasi me formen e dobet qe ka kaluar gjate sezonit te kaluar braziliani me siguri qe do te lihej ne stol. Mou nuk do ta aktivizonte perpara te paprekshmeve Di Maria Ronaldo Higuain dhe Eumlzil. Me fjale te tjera ne Madrid eshte krijuar pershtypja se kane shpenzuar shume paragrave per nje lojtar qe di te jape maksimumin vetem nen urdhrat e Karlo Ancelotit. Kjo eshte arsyeja perse pronari i Celsit Roman Abramovic po mendon seriozisht ti dhuroje drejtuesit te stolit blu te perkedhelurin e tij ne menyre qe te rikrijoje ciftin fitues. Tashme Kaka kushton me pak se 67 milione eurot qe Reali i pagoi Milanit ne vitin 2009 ndersa ne garen ndermjet Celsit dhe Interit ai nuk do te kishte dyshime por do te shkonte ne Angli.