E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man. Siti ne sulm per Torres ose Pato

Trajneri Mancini merr driten jeshile per shpenzime te tjera faraonike por per afrimin e yjeve nevojitet kualifikimi ne Champions Gati 60 milione euro per spanjollin oferta per brazilianin eshte 64.5 milione

Mancester Siti vazhdon te jete ne ndjekje te emrave me te medhenj te futbollit boteror. Mediat britanike kane bere te ditur se pronaret arabe te klubit i kane dhene driten jeshile trajnerit Roberto Mancini per te tentuar afrimin ne skuader te Fernando Torres ose Aleksandre Patos. Sitizens enderrojne te renditen perkrah big-eve te tjere kontinentale dhe per te realizuar deshiren e tij sheiku Mansur ka vazhduar te hedhe ne tavoline nje thes me paragrave. Eumlshte e veshtire te thuhet nese vetem ofertat milionere do te mjaftojne por te Siti nuk lodhen se tentuari ndersa ne shenjester eshte blerja e nje emri te madh per repartin ofensiv.

I pari ne liste eshte Fernando Torres. Sulmuesi spanjoll duket ne prag te divorcit me Liverpulin ai kerkon te largohet nga Reds per shkak te ecurise se dobet nen drejtimin e trajnerit Roi Hoxhson. Kete situate pritet ta shfrytezojne drejtuesit e Sitit te cilet jane te gatshem qe te paraqiten me nje oferte 60 milione euroshe 50 milione sterlina ne Anfilld Roud sapo te hapet merkato e janarit. Lojtari i cili gjate veres fitoi Kupen e Botes ndihet i tradhtuar nga Liverpuli pasi klubi nuk arriti te mbante premtimet per afrimin e lojtareve cilesore. Kjo ka bere qe Torres tashme te mendoje per nje menyre per tu larguar. 26-vjecari ishte keshilluar qe te gjente nje ekip tjeter qe prej veres kur skuadra nuk u kualifikua ne Champions League dhe Benitez u largua. Pervec Mancester Sitit per te interesoheshin edhe Barcelona e Celsi por bomberi vendosi te qendronte. Starti i dobet sezonal te cilit i shtohen edhe problemet financiare te klubit kane bere qe Fernando Torres ta shqyrtoje me kujdes te ardhmen.

Nje tjeter alternative per sulmin eshte Aleksandre Pato. Braziliani i Milanit eshte nje prej lojtareve me te lakmuar ne Premier League prej kohesh pervec Mancester Sitit per sherbimet e tij ka shfaqur interes edhe Celsi. Sheiku Mansur eshte i gatshem tu paraqitet kuqezinjve me nje oferte te parezistueshme dhe ashtu si ka treguar edhe ne te kaluaren Adriano Galiani eshte i gatshem ti shese yjet nese oferta eshte ajo e duhura. Per me teper mediat angleze theksojne se pas investimeve te ketij sezoni Berluskoni kerkon rezultate. Ideja e drejtuesve te klubit eshte e tille kete vit duhet te fitohet me patjeter nje trofe i rendesishem ne te kundert secili duhet te shikoje interesat e tij. Per Paton sitizens mund te vihen ne levizje ne fund te sezonit nese do te deshtojne ne afrimin e Torres ne janar. Oferta per brazilianin mendohet te jete 64.5 milione euro afro 55 milione sterlina. Megjithate per te arritur te njeri nga dy yjet skuadra e Mancinit me pare duhet te siguroje nje vend ne Champions League aktivitetin qe te gjithe lojtaret kryesore kerkojne te luajne.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›