E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana kthehet titullar kunder Bujuksehir

Gallatasarai

Pas lajmeve te shumta neper media per pakenaqesi rreth qendrimit ne stol por edhe deklaratave te vete Lorik Canes qe kerkonte me teper hapesira te Gallatasarai mesfushori do te kete shansin e tij. Trajneri Frenk Rajkard ka vendosur qe ta aktivizoje kuqeziun prej minutes se pare ne sfiden qe verdhekuqte do te zhvillojne te dielen ne stadiumin Ali Sami Jen perballe Istanbul Bujuksehir. Per kete sfide 27-vjecari shqiptar ka deklaruar Ne fundjave luajme perballe nje kundershtari te forte. Ne javen e dyte te kampionatit kundershtaret tane kane mposhtur Beshiktashin. Pavaresisht emrit jo te madh qe ka kjo skuader na pret nje ndeshje e veshtire. Kjo do te jete hera e dyte qe Lorik Cana do te luaje si titullar me Gallatasarain ne Superligen turke ndersa sfida me Istanbul Bujuksehir eshte e vlefshme per javen e 6-te.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›