Etore Sekui per ABC News Jo debat publik Rama-Berisha po takim privat
Ambasadori i Komisionit Europian, Etore Sekui, mbështet idenë e ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu, që debati publik, i propozuar të zëvendësohet nga një takim privat, i cili mund të jetë më produktiv.
Gjatë një interviste për “ABC News”, Sekui vlerëson se propozimi i Arvizuit ishte mjaft i mirë.
Dialogu konstruktiv duhet inkurajuar, - thotë ambasadori i Komisionit Europian, - duke e vënë theksin se vendi i duhur për dialog, është parlamenti.
Disa ditë më parë, kryesocialisti Edi Rama, me anë të blogut të tij në internet, hodhi idenë e një përballjeje publike mes tij dhe kryeministrit Berisha.
Një ditë më parë, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, tha se do të ishte më i përshtatshëm një takim i të dy liderëve në shtëpinë e tij, nën praninë edhe të trojkës së ambasadorëve.