E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ekonomisë miraton buxhetin faktik 2010

Komisioni i Ekonomise

TIRANE- Komisioni i Ekonomisë ka miratuar mes debateve buxhetin faktik të shtetit për vitin 2010. Përfaqësuesit e opozitës akuzuan ministrinë e financave për korrupsion me akcizën dhe taksat e tjera.

Ndërsa ministri i Financave, Ridvan Bode mbrojti buxhetin faktik duke thënë së gjatë vitit 2010 ekonomia është rritur në masën 4%, ka patur rritje të të ardhurave pavarësisht ndikimit të krizës globale si dhe ka patur rritje të shpenzimeve.

Parlamenti do të votojë në seancën e 6 tetorit projektligjin Për miratimin e buxhetit faktik të shtetit për vitin 2010.

Edhe gjatë kësaj seance pritet të ketë debate mes përfaqësuesve të maxhorancës dhe opozitës për shkak të shifrave të këtij buxheti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›