E Shtunë, 31 Tetor 2026

Etrit Berisha eshte prane Lacios

Etrit Berisha mund të jetë portier i Lacios sezonin e ardhshëm.
Lajmet nga Italia janë që Igli Tare po punon që numri 1 i Kalmarit të vijë në kryeqytet për të firmosur kontratën me një nga klubet më të mirë të Serisë A.
Lacio ka nevojë për një portier të mirë, por Berisha pritet të jetë rezervë e Marketit, numrit 1 të skuadrës.
Nuk dihet nëse portieri nga Kosova do të pranojë të jetë rezervë, në një rol kaq delikat sa ai i portierit, ndërsa do të donte të kishte më shumë mundësi për të luajtur.
Berisha është 23 vjeç dhe shtatlartë 1.94 metra. Ai ka luajtur 6 herë për kombëtaren shqiptare dhe ka pësuar vetëm një gol.
Ndërkaq, Elseid Hysaj është tani pak më larg nga Lacio.
Drejtuesit e Empolit, skuadrës ku ai bën pjesë, thonë se bisedimet me klubin e Serisë a janë ndërprerë dhe se mbrojtësi 19-vjeçar shkodran mund të mbetet në Serinë B.
Kjo edhe sepse Lacio ka rinovuar kontratën me mbrojtësin Kavanda, që luan në rolin e Hysajt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›