E Diel, 1 Nëntor 2026

Skenderbeu kualifikohet ne turin e dyte te Liges se Kampioneve

Skënderbeu kualifikohet në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Kampionët shqiptarë kanë eliminuar kampionët në fuqi të Azerbajxhanit, Neftçi Baku, pikërisht me anë të golit të Orelesit, në minutën e 115 të ndeshjes. Koha e rregullt ka përfunduar 0-0, ashtu siç ka përfunduar edhe takimi i parë në Baku. Por, në shtesën prej 30 minutash, Orelesi shënoi golin e fitores, duke bërë që ndeshja të mbyllej 1-0 dhe Skënderbeu kalon në turin tjetër të Ligës së Kampioneve, në pirtje të ndeshjes me kazakët e Karagandys.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›