Edgar ani do te luaje ne serine B

Edgar Çani do të luajë në Serinë B italiane sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është huazuar nga Katania te skuadra e Karpit.
Futbollisti 24-vjeçar është bashkuar menjëherë me ekipin që po zhvillon fazën përgatitore në prag të nisjes së kampionatit.
Edgar Çani u tranferua te Katania në muajin janar të këtij viti, por nuk gjeti hapësira në formacion.
Me kalimin te Karpi ai shpreson të luajë titullar, ndërsa klubi ka të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit në fund të sezonit.