E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totenhemi kerkon Roberto Soldadon

Klauzola e largimit është 40 milionë euro. Roberto Soldado nuk është një lojtar i lehtë për t’u marrë, por Totenhem shpreson t’ia dalë.
Valencia nuk ka ndërmend të ulë pretendimet edhe pse sulmuesi është 28 vjeç dhe pritet që të ketë bisedime.
Për Soldadon interesohet edhe Liverpuli, ndërsa shpresa e klubeve angleze është që të mos paguajnë më shumë se 30 milionë euro.
Soldado shënoi 24 gola sezonin e kaluar në kampionat si dhe po luan për kombëtaren e Spanjës.
Ndërkaq, ndërlikohet më shumë e ardhmja e Luis Suarez.
Trajneri Brendan Roxhers ka deklaruar se vetëm nëse vjen një ofertë e jashtëzakoshme, ai do të pranojë ta humbasë sulmuesin.
Uruguajan kërkohet nga skuadrat më të mëdha të Europës, ndërsa vetë ai ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga Liverpuli.
Reali i Madridit e ka rritur në 40 milionë euro ofertën për kartonin e futbollistit.
Së fundi, sulmuesi tjetër, Papis Sise, mund të largohet nga Njukasëlli.
Anzhi dhe Rubin janë dy klube të Superligës ruse që e duan.
Sumuesi më parë ka qenë tek Frajburgu në Bundesligë, veçse për të duket se interesohet edhe Borusia e Dortmundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›