E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ettore Sequi: Anëtarësimi i Ballkanit, pasi të jenë përmbushur reformat

07-11-2012 / Gazeta 55

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi ka kërkuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor përmbushjen e reformave në sektorin ekonomik përpara anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Ambasadori Sequi tha se tregëtia e rajonale sot është më e sigurt dhe këtë e shohim si një hap pozitiv në përmpjekjet që po bën Shqipëria në rrugën e integrimit.
Optimist ambasadori është shprehur për biznesin privat për besimi që ka tek qeveria dhe vendet e rajonit duke qënë se në këtë sektor janë punësuar më rreth 80% të popullësisë.
“Vendet e Ballkanit Përëndimor duhet të investojnë më shumë për të përballuar presionet e konkurueshmërisë. Duhet një përkushtim edhe ndaj zbatimit të ligjit por edhe për biznesin pasi ai është motorri i zhvillimit. Është e qartë  se zbatimi e CEFTA-s nuk është thjesht për tregëtinë por reforma janë thelbësore për anëtarësimin në BE.
Duke folur në takimin e radhës të CEFTA-s në Shqipëri si vendi kryesues, ministri e ekonomisë Edmond Haxhinasto ka analizuar situatën ekonomike në vend që pavarëishtë krizës financiare të Europës, eksportet janë rritur deri në 22.7%.
Ministri Haxhinasto tha se synimi i vendit është rritja e shkëmbimeve tregtare mes vendeve të rajonit dhe europës dhe për këtë CEFTA na përgatit për në Bashkimin Evropian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›