Interesim për energji alternative

Më shumë se 160 megavat energji elektrike pritet që sivjet të prodhohen në Kosovë nga hidrocentralet dhe gjeneratorët e erës. Zyrtarë të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë kanë bërë të ditur se në pjesën e parë të këtij viti do të lëshohen autorizimet fillestare. Interesim për prodhim të energjisë në vendin tonë ka pasur edhe për prodhim të energjisë nga mbeturinat, raporton KTV-ja.
Sipas zyrtarëve të ZRE-së, kompanitë e interesuara për investime në energjetikë janë nga Evropa, por në bashkëpunim me kompanitë vendëse.
Nga ana tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik kanë bërë të ditur se edhe në këtë ministri janë paraqitur kompani që kanë pasur në fokus investimet në prodhim të energjisë nga mbeturinat.
Nëpërmjet postës elektronike, udhëheqësi i Departamentit të Energjisë dhe Minierave, Luan Morina ka thënë se janë duke bërë përpjekje për nxitje të investimeve./Indeksonline/