Nora uron mësuesen

Në Ditën e mësuesit, këngëtarja Nora Istrefi, nuk ka harruar që të uroj mësuesen e saj të parë, Burbuqe Macula. Nëpërmjet rrjeteve sociale, ajo ka uruar edhe gjyshin e saj të ndjerë, që poashtu ka punuar në arsim.
“Gëzuar 7 marsin, gëzuar diten e mësuesit! E përqafoj dhe uroj mësuesen time Burbuqe Macula.. Gjithashtu gjyshin tim mësues, të ndjerin Tahir Tahirsylaj”, ka shkruar Nora, duke publikuar edhe një fotografi nga shkolla fillore. Sot shënohet dita e mësuesve, edukatorëve dhe pedagogëve, në shenjë falenderimi për punën dhe sakrificën në edukimin e brezave të ri. Më 7 Mars të këtij viti mbushen 125 vjet nga dita kur në qytetin e Korçës u hap Mësonjtorja e Parë Shqipe, e cila kurorëzoi me sukses një nga detyrat kryesore të lëvizjes sonë kombëtare, atë të përhapjes së arsimit në gjuhën amtare. Përpjekjet e patriotëve korçarë dhe atyre në diasporë, veçanërisht të patriotëve të Bukureshtit dhe Stambollit, midis të cilëve vëllezërve Sami e Naim Frashëri, dhanë rezultatin e dëshiruar, kur në 7 Mars 1887 u çel "Mësonjtorja Shqipe" në Korçë. /Indeksonline/