E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryekomunari trafikant, lihet në arrest shtëpie

Kleves Muja

Gjykata e Apelit në Shkodër ka ndryshuar sot masën e sigurisë për Kleves Mujën, kryetarin e komunës Rrethina në Shkodër, duke caktuar arrest në shtëpi. Muja ishte ndaluar për llogari të drejtësisë italiane që ka kërkuar ekstradimin e tij dhe gjykata e shkallës së parë kishte caktuar si masë sigurie arrest në burg për 40 ditë.

Por pasi  është dërguar në burgun e Shënkollit në Lezhë, Muja është tentuar të vritet duke u goditur disa herë me mjete të mprehta nga Xheladin Kruja nga Shkodra që vuan dënimin për vrasje në këtë burg. Kleves Kruja është plagosur rëndë dhe aktualisht vazhdon të jetë në spitalin ushtarak të Tiranës.

Seanca e sotme gjyqësore u zhvillua në mungesë dhe ka qenë gjendja e rëndë shëndetësore e 38-vjeçarit që prej një viti drejton komunën më të madhe të rrethit të Shkodrës ,ajo që ka ndikuar që trupi gjykues në apel të ndryshojë masën e sigurisë për të në arrest në shtëpi. /A.Dushi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›