Shkodër, vritet një 17-vjeçare dhe plagoset gjyshi i saj, dy të dyshuar në kërkim

Foto ilustruese
Një 17-vjeçare ka gjetur vdekjen ndërsa gjyshi i saj është plagosur rëndë pasi janë qëlluar me armë zjarri pasditen e së enjtes në fshatin Kir së komunës Pult në Dukagjin. Marije Quku, 17 vjeçe, së bashku me gjyshin e saj, Kolë Quku, 70 vjeç, kanë qenë duke punuar në arën pranë shtëpisë së tyre në lagjen Kasnec të fshatit Kir të komunës Pult në Dukagjin të Shkodrës.
Sipas policisë kanë qenë dy persona që kanë qëlluar me objektiv 70-vjeçarin por plumbat nuk kanë kursyer as mbesën e tij e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa gjyshi i saj ka vdekur rrugës për në spitalin e Shkodrës.
Sipas policisë janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre,ndërsa nuk dihen akoma motivet e ngjarjes. /A.Dushi/