Gjurmët e trafikimit të organeve të çojnë në Shqipëri

Prokurori serb për krime të luftës Vladimir Vukçeviç
Prokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviç, ka deklaruar se, gjurmët e trafikimit të organeve të serbëve gjatë luftës së Kosovës të çojnë drejt Shqipërisë, ndërsa në Kosovë ka pasur fakte të mëdha për rastin e trafikimit të organeve.
“Mendoj se raporti i Dick Martyt, e pastaj edhe rasti Medikus ka tronditur opinionin botëror. Uroj që politika të mos përzihet, e cila mund të mbrojë kriminelët”, tha Vukçeviç në një intervistë për gazetën “Danas” të Beogradit.
Ai nuk ka komentuar vizitën e shefit special të ekipit hetimor për trafikim organesh, Klint Uiliamson, në Beograd.
Vukçeviç tha se, ka progres në hetimin serb në bashkëpunim me ekipin e Uiliamsonit.
Por, Vukçeviç e ka vlerësuar miratimin nga parlamenti i Shqipërisë, që ekipi special i Uiliamsonit mund të zhvillojë hetimin në territorin e Shqipërisë.
“Mendoj se ky është një hap i madh përpara, sepse shumë gjurmë të këtij krimi të çojnë drejt atij vendi”, ka thënë Vukçeviç.
Por, prokurori serb nuk e ka pritur mirë deklaratën e Uiliamsonit, se hetimet për trafikimin me organe do të zgjatë gati pas dy tri vjetësh.
Vukçeviç ka thënë se, “kjo kohë është tepër e gjatë dhe ndikon familjet e viktimave, të cilat thuan se drejtësia nuk do të çohet në vend”.