David Beckham, në listë për shiritin e kapitenit

David Beckham mund të jetë rimarrë shiritin e kapitenit të Anglisë pas dy vjetësh. Tabloidët britanikë bënë të ditur se mesfushori i Los Angeles Galaxy është në listë për të marrë shiritin në ndeshjen miqësore kundër Trinidad e Tobago.
Trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo po zbaton poltikën e rotacionit për fashën e kapitenit në skuadrën e "Tre luanëve": Stiven Xherard ishte për ndeshjen kundër Zvicrës, Rio Ferdinand kundër Francës dhe Xhon Terri kundër Shteteve të Bashkuara.